Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Kosova nuk kërkon privilegje apo rrugë të shkurtra për integrim në Bashkimin Evropian.
Në panelion e Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, Gërvalla ka thënë të martën se Kosova kërkon që të lejohet të bëhet anëtare e unionit kur t’i përvetësojë të njëjtat vlera me BE-në.
“Ne nuk kërkojmë privilegje apo rrugë të shkurtra, por kërkojmë që të na vlerësoni me vlerat që keni për vete dhe të na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni në momentin kur i përvetësojmë të njëjtat vlera”, ka thënë ajo, thuhet në faqen zyrtare të forumit në Twitter.
@gervallaschwarz: "We are not asking for privileges or shortcuts, but we are asking you to value us with the values that you have it for yourself and allow us to become members of this union at the moment when we adopt for ourselves the same values."
— Bled Strategic Forum (@BledStratForum) August 30, 2022
Në Forumin Strategjik të Bledit po marrin pjesë edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Edhe
Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës
Escobar deklaroi se nuk ka alternativë përveç integrimit evropian dhe se ndihma e BE-së në atë proces është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.
"Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre", tha ai.
Ndërsa Lajçak u shpreh se BE-ja është padyshim e gatshme për vendet e këtij rajoni.
“Momenti është aty dhe shtetet e dinë saktësisht se çfarë pritet prej tyre. Për Serbinë është shumë e rëndësishme që BE-ja të shohë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Lajçak.
Edhe
Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze, por s’jam optimiste për ndryshim
Ai shtoi se Bashkimi Evropian po shikon se si do të shkojnë zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe si do të formohen institucionet dhe se Mali i Zi do të "gjejë busullën që humbi dy vjet më parë".
arb