Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla merr mbështetjen e Andorrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Andorrës, Carles Ensenyat.

Në takimin e tyre sipas MPJD-së është rikonfirmuar mbështetja e pa rezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje në njoftimin e ministrisë thuhet se Gërvalla dhe Ensenyat diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtar.