Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Pas takimit, Gërvalla ka thënë se Luksemburgu vazhdon ta mbështesë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
“Luksemburgu vazhdon të mbështesë udhëtimin pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Luksemburgu qartazi e konsideron marrëdhënien me Kosovën si një partneritet të vërtetë”, ka thënë ajo.
Ministrat diskutuan në detaje për shumë fusha të bashkëpunimit siç janë: bashkëpunimi i ngushtë ekonomik, sferat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, kulturës si dhe perspektivën evropian sidomos të të rinjve. Ministrja Gërvalla tërhoqi vëmendjen rreth zhvillimeve në rajon dhe sfidave të lidhura me këto procese.
Gërvalla ka ministrin Asselborn për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
-
Gërvalla takohet me homologun çek
-
Austria ia konfirmon edhe një herë Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Belgjika premton mbështetje për Kosovën në liberalizimin e vizave
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat
-
Kosova i kërkon Hondurasit heqjen e vizave