Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se delegacioni i Kosovës është i gatshëm që të nxjerrë rezultate pozitive nga dialogu me Serbinë.
Ajo ka thënë se darka e cila është organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor, të mërkurën, ka të bëjë me bisedimet për mundësinë e integrimit më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian.
Gërvalla theksoi se duhet të arrihet marrëveshje në dialogun me Serbinë.
“Zëvendëskryeministri Bislimi do vijë këtu për të arritur një marrëveshje, sepse dialogu duhet t’i shërbejë marrëveshjes dhe jo takimeve të shpeshta, pra të ketë rezultate. Bislimi vjen të premten këtu dhe do shohim çfarë rezultatesh do të kemi. Delegacioni kosovar është shumë i gatshëm për të sjellë rezultate në këtë proces të dialogut”, tha ajo.
-
Gërvalla: Jemi larg takimeve trilaterale në dialog
-
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën
-
Borrelli takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla lobon për anëtarësim
-
Gërvalla: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor
-
Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës