Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili të shtunën në një tubim, i quajti “rrenca” ata që po thonë se Kosova ka humbur Çakorrin.
Sipas Gecajt, duhet të jesh i padijshëm të thuash dhe ta besosh një deklarim të tillë.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se kontestimi i një fakti të tillë do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s.
“Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s”, ka thënë ai, transmeton Koha.net
Gecaj thotë se Çakorrin e Kullën e kanë pasur kurban për të ardhur në pushtet, dhe më vonë për të mbetur në pushtet.
“Ja pafshi hajrin”, ka përfunduar ai.
-
Haradinaj: S’i them vetës ky që jam pa e kthyer gurin në qafë të Çakorrit e Zhlebit
-
Haradinaj thotë se po gënjejnë ata që po thonë se Kulla e Çakorri i janë falur Malit të Zi
-
Haradinaj thotë se po gënjejnë ata që po thonë se Kulla e Çakorri i janë falur Malit të Zi
-
Haradinaj: Ekzistenca e shtetit garantohet me anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Pas vendimit për pronat rreth Manastirit, Kurti t’i kthehet planit franko-gjerman