Nga Gllogjani, vendlindja e tij, kryeministri Ramush Haradinaj, ka dërguar porosi për ata që synojnë ndryshim të kufijve me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se do të vijë dita kur do të skuqen ata që po bëjnë veprime të padrejta në kohën kur Kosova po përballet me Serbinë dhe me idenë për ndryshim të kufijve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri ka pohuar se janë gënjeshtarë ata që thonë se ai ua fali Kullën e Çakorrin Malit të Zi, me miratimin e demarkacionit të kufirit me këtë shtet, raporton KTV.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë në dialogun me Serbinë.
Veseli ka shtuar se në dialogun me Serbinë, nuk do diskutohet për çështjen e territoreve.