Gazmend Hoxha është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.
Qeveria miratoi rekomandimit e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për ta zgjedhur Hoxhën në krye të Policisë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve tre kanë hyrë në listë të ngushtë.
Mes Gazmend Hoxhës, Granit Fetahut dhe Bahri Shalës, Ministria e Brendshme rekomandoi Hoxhën që ta udhëheqë Policinë e Kosovës.
Hoxha do ta zëvendësojë Samedin Mehmetin në pozitën e drejtorit. Mehmeti pati dhënë dorëheqje në gusht të vitit kaluar pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ai ishte emëruar drejtor i Policisë në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Avdullah Hoti.
-
Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Mehmeti
-
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat
-
Hoxha pret në takim zyrtarin e FBI-së, diskutojnë për thellim bashkëpunimi
-
Hoxha takon të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së, flasin për situatën e sigurisë
-
Shkarkimi i Hazirit shkakton përplasje mes pushtetit e opozitës, Hoxha e arsyeton me reforma