Në pjesën e mediave në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, për të dytën ditë radhazi, është vendosur një shirit, duke i zhvendosur gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni, më prapa.
Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie.
Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.
Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave.
Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën.
-
Gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend
-
AGK-ja del kundër kufizimit të hapësirës për mediat në Kuvend
-
Cakolli: Përplasu deputetët mes vete e kufizo mediat për “shkaqe sigurie”, nuk shkon
-
Tahiri: Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, veprim i mentalitetit “zdravo”
-
Mediat bojkotojnë konferencën pas mbledhjes së Qeverisë