Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, e ka cilësuar të padrejtë kufizimin fizik të punës së mediave në hapësirat e Kuvendit.
Derisa i ka përmendur përplasjet e deputetëve dhe kabinetit qeveritar mes vete brenda Kuvendit, Cakolli ka thënë se nuk mund t’u kufizohet puna gazetarëve “për shkaqe sigurie”.
“Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për ‘shkaqe sigurie’ – nuk shkon”, ka shkruar ai në Facebook.
Cakolli më tej ka thënë se kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që i ofron regjia e Kuvendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Cakolli: S’ka zbrazëti ligjore marrja e mandatit të deputetit nga kryeministri apo ministrat
-
Cakolli: Takimet për qeverinë e re duhet të mbahen në seli partie e jo në zyra publike
-
Gazetarëve u kufizohet sërish hapësira në Kuvend
-
AGK-ja del kundër kufizimit të hapësirës për mediat në Kuvend
-
Gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend