Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarët i cilësojnë të mbyllura dhe jotransparente institucionet, prijnë Presidenca e Qeveria

Shumë pyetje të gazetarëve drejtuar institucioneve asnjëherë nuk morën përgjigje.

Kërkesa për qasje në dokumente publike ka bërë edhe gazetari i “Kohës Ditore” Fitim Gashi, por ato janë injoruar.

Njëjtë ka ndodhur edhe me pyetjet që i ka dërguar në Presidencë dhe Qeveri.

Edhe gazetari Zekirja Shabani, tash e dy muaj, ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike në Ministrinë e Jashtme, por ende s’ka marrë përgjigje, raporton KTV.

Thotë se edhe kjo qeveri po vazhdon me mostransparencë karshi gazetarëve dhe opinionit publik.

Edhe Gazetarët i cilësojnë të mbyllura dhe jotransparente institucionet, prijnë Presidenca e Qeveria Video Gazetarët i cilësojnë të mbyllura dhe jotransparente institucionet, prijnë Presidenca e Qeveria

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga institucionet rritje të transparencës.

AGK-ja dhe gazetarët e vlerësojnë të qëllimshme mostransparencën e institucioneve si përpjekje për t’i shmangur hulumtimet e gazetarëve për tema të caktuara.