Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi është deklaruar pas arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.
“Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politikë është. Po ku kanë pa këta të Speciales në Hagë ta arrestojnë Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestuar dikë të vetin. Çka kanë faj Nasimi e Hysniu që atyre iu rrodhën dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selisë së OVL të UÇK-së. ‘Faji’ i tyre ishte se e pamë qartë bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve te UÇK-së”, ka shkruar ai.
-
Gashi: Nëse Specialja thotë se dokumentet e dorëzuara tek OVL-ja janë të tyre, është skandal për ta
-
Nasim Haradinaj sot para Speciales
-
Konfirmohen aktakuzat ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit
-
ZPS-ja dorëzon aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinajt
-
Gashi thotë se Specialja e ka urdhëruar OVL-në e UÇK-së të mos shpërndajë materiale konfidenciale