Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Rritja e çmimit të rrymës kosto e paaftësisë së Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është kostoja e paaftësisë qeverisëse.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se ajo po e rëndon vazhdimisht jetën e qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto e paaftësisë qeverisëse. Nga kjo paaftësi rëndohet mirëqenia e qytetarëve, sepse rritë koston e jetesës dhe dëmton gjepin e tyre. Ndërkaq, cilado kategori që preket nga kjo rritje në thelb prekë të gjithë pa përjashtim. Vetëm kjo Qeveri ka “aftësi” që një gjendje të rënduar ta rëndoj edhe më tej, duke na bindur për çdo ditë se ka “aftësi” të qeverisë keq e më keq. Çka është edhe më keq, të lë përshtypjen që nuk e dinë që s’dinë”, ka shkruar Gashi në Facebook.