Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi: Qeveria s’ka kapacitet dhe aftësi që të merret me energji

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se faji i rritjes së madhe të çmimit të rrymës, është kryekëput i Qeverisë.

Para gazetarëve të enjten, Azemi ka thënë se është hera e dytë që qytetarët po pranojnë fatura me shumë marramendëse dhe po kanë vështirësi t’i paguajnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, çmimi i rrymës është rritur dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie.

“Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike”, ka thënë Azemi.

Ai ka treguar edhe arsyet se përse është rritur çmimi i rrymës në Kosovë.

“Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë, që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, tha Azemi.

Sipas Azemit, “kjo qeveri s’ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë sepse janë një grupacion i papërvoje që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër”.

Ai ka deklaruar se LDK-ja është e vetmja parti në Kosovë që ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.

“Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vijë nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë, rehabilitimi i centralit Kosova B, përqendrimi tek energjia e ripërtrishme, ulja e TVSH-së në zero për faturat e energjisë elektrike, e të tjera do të ishin veprimet që do të kishte bërë LDK-ja për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Azemi.

Në fund, Azemi e ka ftuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në debat televiziv për të diskutuar për energjinë.