Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, njëherësh ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, derisa ka folur për mosanëtarësimin e Kosovës në NATO, ka deklaruar se ky është më tepër proces politik sesa i plotësimit të standardeve për anëtarësim.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Gashi ka thënë se nevojitet që të përshpejtohen procedurat e certifikimit të disa njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi afati kohor është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve me SHBA-në dhe partnerët e kësaj aleance.
“Nuk po ndodh bashkëpunimi në raport me nevojat që kjo strukturë ka. Të përshpejtohen procedurat e certifikimit të disa njësive ku afati kohor është shtyrë si rezultat i mosmarrëveshjeve që kemi pasur me SHBA-në dhe partnerët e NATO-s. Në këtë drejtim janë disa procese që në mënyrë të drejtpërdrejt i prolongojnë afatet e përshpejtimit të anëtarësimit. Kjo është më tepër proces politik sesa i plotësimit të standardeve për anëtarësim”, ka thënë se ai derisa është pyetur se çfarë i mungon FSK-së të jetë pjesë e NATO-s.
Gashi ka shtuar se çdo vonesë sa i përket formimit të Qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejt ka ndikim negativ në fushën e mbrojtjes.
“Përqendrimi bazë duhet të jetë në formimin e Qeverisë, ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që të mund të vazhdojnë punët dhe angazhimet që Qeveria ka në raport me kërkesat që ky institucion ka. Çdo vonesë në mënyrë të drejtpërdrejt ka impakt negativ. Stërzgjatja e formimit të Qeverisë në momentet që po flasim, është e pakuptimtë pasi mosformimi i Qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë edhe në partnerët ndërkombëtarë”, është shprehur ai.
-
Gashi: Qeveria me mangësi në diplomaci, moskoordinimi zbehu raportet me aleatët
-
Gashi: Ta konstituojmë Kuvendin, pastaj bisedimet le të vazhdojnë për Qeveri dhe president
-
Kastrati: Ushtarët e FSK-së po dërgohen në Gaza pa sigurim shëndetësor e jetësor
-
Gashi për arrestimin e gjuetarëve serbë: Nuk mund të jenë persona të thjeshtë
-
Gashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia