Para Komunës së Prishtinës të martën është protestuar nga zyrtarë të pesë institucioneve në kryeqytet. Kryetari i Sindikatës së Administratës Publike, Ali Gashi, ka thënë se kanë pasur një sërë kërkesash të cilat nuk janë plotësuar qe një kohë.
Gashi në emisionin “60 Minuta” në KTV ka theksuar se si niveli lokal ashtu edhe ai qendror kanë dështuar t’i dëgjojnë problemet e shërbyesve civilë. Ai është shprehur se kërkojnë kushte më të mira të punës, që janë e drejtë e tyre.
“Protesta a derivuar si rezultat iu mosgatishmërisë së stafit të Komunës së Prishtinës për t;i dëgjuar hallet e punëtorëve që janë akulluar për vite, me theks këtë vit. Një është që të hartohet rregullore mbi sistematizimin e vendeve të punës, rregullore që është obligim e komunave. Kjo nuk është bë jo vetëm për neglizhencë të komunave, por Qeveria ka dështuar ta nxjerrë katalogun që është dashur të nxirret në mars”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se ende ka problem me Ligjin për paga, duke nisur nga pagat e ulëta të punëtorëve.
“Të gjithë shërbyesit civilë nëpër institucione komunale dhe qendrore nuk kanë rregullore që derivon nga Ligji i zyrtarëve publikë dhe ligji i pagave. Prandaj është shqetësim, edhe pse Ligji i pagave ka nisur zbatim nga shkurti, ende kemi probleme duke marrë parasysh se një numër i shërbyesve nuk janë të pozicionuar si duhet, e njerëz që vazhdojnë të marrin paga të ulëta”.
E për shkak të pagave të ulëta, Gashi ka deklaruar se largimet nga vendet e punës kanë nisur më herët e po vazhdojnë. Ka thënë se Qeveria duhet ta marrë me më seriozitet çështjen e largimit të kuadrove nga Kosova.
“Kemi largime dhe janë shqetësuese sepse ne e kemi ngritur si shqetësim ikjen d mjekëve dhe pjesës teknike të shëndetësisë, por tani kemi ikje nga arsimi, policia, FSK-ja e stafi shërbimit civil. Pjesa e stafit profesional nuk e shohin më i mundësi punësimin. Kam informata se në komuna hapen konkurse dhe nuk aplikojnë”, ka thënë ai.
Edhe
Protesta e transportuesve urbanë, Gashi thotë se shpresat i kanë te seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal
I pyetur për kushtet e punës së një shërbyesi civil, Gashi është përgjigjur se janë “katastrofë”.
“Në nivel komunal e qendror janë katastrofë, me një kamerë mund ta vëreni. Në të gjitha ministritë, komunat e shihni që ndodh që brenda një hapësire shumë të vogël punojnë 2-3 zyrtarë. Po të bëhet një hulumtim, sëmundjet më të shpeshta, mos të them mbi 90% e sëmundjeve që ndodhin në institucione publike, janë sëmundjet e kancerit. Kemi kërkuar të bëhet vlerësim pasi pozicionimi i shumë aparaturave teknologjike në hapësira të vogla, konsiderojmë se janë elemente që kanceri është rezultat i shumësisë së tyre”, ka përfunduar ai.
Gashi ka theksuar se këto i mbështet në të dhënat që ka se “pothuaj çdo vit në komuna, të paktën një apo dy zyrtarë vdesin nga kanceri”.
-
Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, Rama takim urgjent me Qeverinë
-
Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës
-
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë: Drafti përmban dispozita diskriminuese
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë