Ilir Gashi, gazetar nga Prizreni, thotë se Kosova ka bërë hapin e duhur, por të vonuar me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se “gylenistët” konsiderohen terroristë nga Turqia, dhe të tillë duhet të konsiderohen edhe nga shtetet mike të Turqisë, përfshirë Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga aspekti i arsyeshmërisë është hap i qëlluar dhe ndoshta i vonuar i autoriteteve të Kosovës në këtë drejtim. Nga aspekti i ligjshmërisë duhet të japin përgjegjësi ata që janë kompetent për këtë punë. Ministri i Drejtësisë tha se gjithçka ka ecur sipas ligjit dhe instancat tjera merren me këtë çështje. Unë mendoj se është hap i duhur sepse FETO është shpallur organizatë terroriste në Turqi dhe Turqia si shtet aleate e Kosovës nëse shpall organizatë terroriste ajo e njëjta duhet të konsiderohet ashtu edhe nga Kosova dhe vendet mike me Turqinë”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, Kosova nëse lejon qëndrimin e “gylenistëve” rrezikon të përjetojë tentim grushtshteti ngjashëm si Turqia.
“Përvojën e hidhur që ka përjetuar Turqia nuk duhet që ta përjetojë çdo shtet. Duke e njohur mentalitetin dhe qëllimin e FETO-s, janë organizatë që fshihen nën petkun e mësimit, ndërsa kanë qëllim të përfshirjes sa më të thellë në organizmin e shtetit. Për dikë nuk është rrezik i madh, por në Turqi përveç që janë infiltruar në shtet kanë pasur rol të madh në polici e inteligjencë të shtetit. Në natën e grushtshtetit ata bombarduan parlamentin, rezidencën presidenciale, objektet e policisë e civilët, shkelën me takse mbi njerëz. Duke e bartur këtë përvojë pse të presim edhe ne që të përjetojmë diçka të ngjashme në Kosovë. Motivi i tyre është marrja e pushtetit”, është shprehur Gashi.
Gashi ka thënë se reagimi i politikanëve kosovarë kundër dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka ardhur për shkak “të prestigjit personal, sepse fëmijët i kanë nëpër shkollat e mësimdhënësve të dëbuar”.