Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi sot ka pritur ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.
“Njeriu i duhur në vend të duhur. U gëzova për detyrat e reja që morët sepse jeni një politikan që bëni punë konkrete” citon kumtesa ministrore të ketë thënë ambasadori Minxhozi për Dardan Gashin.
Në ë takimi u diskutuan një sërë çështjesh, me theks për takimin e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Korçë më datën 27 nëntor.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Vlorë, pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si në fushën e arsimit plotësues dhe ashtu edhe fushave tjera me rëndësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Gashi: Marrëveshjet që do të nënshkruhen mes Kosovës e Shqipërisë janë për Diasporën
-
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri
-
Mehaj e Minxhozi zotohen për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri