Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka deklaruar se Serbia nuk është aspak bashkëpunuese në gjetjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, derisa ka shtuar se aktualisht sfiduese është mungesa e informacioneve të besueshme.
Sipas Garës, që nga paslufta janë evidentuar mbi 6000 persona të zhdukur me dhunë, e aktualisht janë 1617 që ende s’janë gjetur.
“Jemi 24 vjet pas luftës dhe ka zbehje të procesit. Sfidë mbetet mungesa e informacioneve të besueshme, e kjo ndërlidhet me mungesën e bashkëpunimit me palën serbe në këtë proces. Kërkesat janë dërguar në të gjitha mekanizmat në përgjithësi. Çështja e personave të zhdukur ëhstë çështja me prioritet të veçantë. Marrëveshja e obligon palën serbe për gjetjen e informatave nga arkivat e tyre. Kryesuesi i Komisionit më 1 qershor ka adresuar kërkesë për të pasur qasje në arkivat e Serbisë. Ka dëshmi të mjaftueshme e nga këto të dhëna”, është shprehur ai.
Siç është shprehur ai të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, në procesin e personave të zhdukur kontribut të madh kanë dhënë autoritetet ndërkombëtare.
Presioni ndaj Serbisë për të zhdukurit, sipas Garës, është zgjidhje.
“Mënyra e vetme për të siguruar të dhënat është nëpërmjet presionit ndërkombëtar për Serbinë. Është shpresuar që edhe dialogu e edhe marrëveshja e Brukselit të sillte më shumë progres apo rezultate në këtë proces, meqë në presim edhe angazhimet paraprake edhe planet që i kemi. Komisioni do të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë...Një sërë veprimesh të Serbisë, edhe pamundësimi i takimeve në nivel të ekspertëve konfirmojnë qasjen politizuese të Serbisë në këtë proces”, është shprehur Gara.
Edhe
Për një vit u gjetën mbetje mortore të 16 personave që dyshohen se janë zhdukur gjatë luftës
Ai ka theksuar se falë mbështetjes së mekanizmave ndërkombëtarë, në mbi 2700 lokacione në Kosovë janë kryer gërmime e kërkime të të pagjeturve. Ai ka thënë se sivjet janë kryer 7 gërmime, ku në 3 prej tyre ka pasur gjetje “në kuptim të zhvarrosjes së gjetjeve mortore”.
Kërkimet në territorin serb, siç tha Gara, janë komplekse “për shkak të qasjes së saj”.
-
Gara: Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur
-
Gara: Vetëm presioni ndërkombëtar mund të kontribuojë në zgjidhjen e rasteve të të zhdukurve
-
Politizimi dhe mungesa e bashkëpunimit të Serbisë pengojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve
-
Gara: Serbia vazhdon të politizojë me çështjen e të zhdukurve me forcë gjatë luftës