Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gara e diturisë dështoi në shumë shkolla, testet iu dërguan pas mesnate

Garat e diturisë, të parapara të mbaheshin të shtunën nëpër shkollat e Kosovës, në shumë prej tyre nuk janë mbajtur.

Shumë shkolla në vend nuk kanë pasur kohë të përgatiten, pasi që testet i kanë marrë me vonesë, raporton KTV.

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, këtij testi kanë pasur t’i nënshtrohen 2857 nxënës, por gara në këtë shkollë nuk u organizua.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Kimete Dida, thotë se arsyeja është se testet i kanë marrë pas orës 1 të mesnatës.

Sipas saj, këto teste fillimisht kanë pasur të monitorohen nga shoqëria civile dhe mësimdhënës që nuk japin mësim në këtë shkollë, por në fund, rregullat janë ndryshuar.

Edhe Gara e dështuar e diturisë Arbëri Gara e dështuar e diturisë

Ndërkaq, në shkollën fillore “Faik Konica”, testi është mbajtur me kohë, por nxënësit kanë hasur në disa parregullsi.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylije Bala, është detyruar t’i sigurojë vetë testet.

Por, në Obiliq në shumicën e shkollave, garat e diturisë janë mbajtur edhe nuk ka pasur probleme.

Ndërsa, në Podujevë garat nuk janë mbajtur në asnjë shkollë, pasi që testet nuk janë dërguar fare.

Liridon Mulliqi, drejtor i shkollës “Xheladin Rekaliu”, i ka thënë KTV-së se arsye për këtë është dështimi në planifikim dhe organizim nga ana e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Edhe Jo krejt shkollat në Kosovë i janë nënshtruar garës së diturisë Video Jo krejt shkollat në Kosovë i janë nënshtruar garës së diturisë

Përderisa organizimin e garave të tilla e ka quajtur të paarsyeshëm dhe maltretim për nxënësit.

Rezultatet e këtyre garave pritet të shpallen javën tjetër, derisa ato do t’i kontrollojnë kujdestarët e klasave, e në fund me kërkesë të Koordinatorit, Rexhep Hoti, do të asgjësohen.