Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk do të mbajë garën e diturisë.
Njoftimin për nxënësit e ka bërë drejtoresha e kësaj shkolle, Kimete Dida, e cila ka thënë se gara nuk do të mbahet për shkak të mungesës së testeve.
Ajo në një postim në Facebook, në faqen zyrtare të shkollës, thotë se organizatorët e kësaj gare nuk kanë sjellë testet në shkollë, gjë që e bënë të pamundur organizimin e kësaj gare.
Njoftimi për datën e testimit u bë i ditur gjatë të martës, mirëpo sipas koordinatorit nacional Rexhep Hoti, aktiviteti ishte planifikuar të mbahej në muajin prill, duke mohuar zërat se gara është organizuar për kohë të shkurtër.

Artikuj të ngjashëm
-
Gara e diturisë dështoi në shumë shkolla, testet iu dërguan pas mesnate
-
Jo krejt shkollat në Kosovë i janë nënshtruar garës së diturisë
-
Gara e dështuar e diturisë
-
Gara e “ngutshme” e diturisë i zuri shumicën në befasi – disa shkolla s’i kanë pranuar ende testet
-
Këshilli i Prindërve në Prishtinë sqaron se pjesëmarrja në garat e diturisë është me vetdëshirë