Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GAP: Prishtina prin për pagën mesatare më të lartë në privat, më e ulëta në Partesh e Ranillug

Punonjësit e sektorit privat në Prishtinë kanë pagën mesatare më të lartë në vend, në nivel komunash, sipas një përllogaritje të Institutit GAP për muajin qershor. Paga mesatare bruto në kryeqytet, në sektorin privat, sipas GAP-it, është 677 euro.

Pas Prishtinës, në vend të dytë me pagën mesatare më të lartë në nivel komunash është Graçanica me 630 euro bruto. Në vend të tretë, është Leposaviqi me 590 euro.

Sa u përket komunave me pagën mesatare më të ulët në sektorin privat, më së keqi qëndrojnë Ranillugu dhe Parteshi me pagë mesatare 233 euro bruto. Pak më mirë qëndron Zubin-Potoku me 248.

Mesatarja e pagës në sektorin privat, sipas GAP-it, në nivel komunash është 401 euro bruto.

Përllogaritja ka për burim të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Image