Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka bërë të ditur se në 48 orët e fundit janë realizuar mbi 60 intervenime në të gjitha pjesët e kryeqytetit, si pasojë e reshjeve dhe problemeve të shkaktuara nga uji.
Sipas tij, ndërhyrjet kanë qenë më të shpeshta në lagjet periferike, përfshirë “Emshir”, “Kodra e Trimave”, “Lagjen e Spitalit”, rrugën “Muharrem Fejza”, si dhe në disa fshatra përreth Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFushtica njoftoi se deri më tani janë evakuuar pesë familje, të cilat kanë kërkuar ndihmë për shkak të depërtimit të ujit në podrumet dhe katet e para të shtëpive të tyre.
“Banorët do të sistemohen në banesa me qira, shpenzimet e të cilave do të mbulohen nga kryeqyteti. Aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët”, ka deklaruar Fushtica.
Ai shtoi se ekipet emergjente janë në terren dhe po vazhdojnë monitorimin e situatës.
Shkaku i vërshime dëme më të mëdha janë raportuar në Rahovec, Drenas e Malishevë.