Kuvendarët e Fushë-Kosovës kanë miratuar propozimvendimin për ndarjen e 404 mijë eurove për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në këtë komunë.
Në një njoftim të komunës thuhet se kjo shumë e mjeteve do t’u nevojitet për realizimin e masave të parapara për ditët në vazhdim. Sipas të njëjtit, në këtë mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal të mbajtur sot, janë shqyrtuar edhe pika tjera, raporton KOHA.
“Është mbajtur mbledhja e kuvendit komunal në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme, në mesin e tyre veçojmë: Gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe masat që janë duke u marrë për parandalimin e pandemisë COVID-19. Kuvendi aprovoi masat e marra dhe miratoi disa nga propozimet që do të realizohen në ditët dhe javët e ardhshme.
Kuvendi komunal aprovoi në total shumën në vlerë prej 404.000 euro për të gjitha masat që do të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Në kuadër të këtyre masave, sipas zyrtarëve komunalë, është paraparë dezinfektimi i rrugëve në gjithë territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, dezinfektimi i të gjitha hyrjeve të objekteve kolektive dhe atyre publike si dhe furnizimi i QKMF-së me material mjekësor dhe pajisje mbrojtëse.
“Pjesë e këtyre masave është edhe sigurimi i ushqimeve për familjet e cenueshme.
Edhe
Mjetet për COVID, Fushë-Kosova i harxhoi për mëditje të udhëtimit
Të gjitha masat e deritashme janë kuptuar mirë nga qytetarët dhe falë kujdesit dhe vigjilencës së tyre, Fushë-Kosova deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur nga COVID-19.
U bëhet thirrje qytetarëve që të vazhdojnë mbështetjen e tyre në këto institucione që po e mbajnë nën kontrollë gjendjen, e ato janë: Komuna, Stacioni i Policisë, QKMF ‘Fatmir Krasniqi’, Kompania ‘Pastrimi’, Ujësjellësi Rajonal si dhe disa shoqata, biznese e donatorë e që së bashku po vazhdojmë që të jemi pranë qytetarëve dhe ta mposhtim pandeminë që është përhapur”, përfundon njoftimi.
-
Fushë-Kosova planifikon “t’i djegë” 40 mijë euro në ekran
-
Komuna e Fushë-Kosovës s’ua jep 100 eurot e premtuara të prekurve nga COVID-19
-
VV-ja bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Fushë-Kosovës për “keqpërdorim të fondeve për COVID”
-
Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Komunës së Fushë-Kosovës