Kadri Veseli qysh moti kishte nisur fushatën në terren me turin e dëgjimit e me të edhe kritikat, por i rezervuar të përmendte emra konkretë.
Me ta rrëzuar qeverinë përmes mocionit të opozitës me votat e PDK-së, Kadri Veseli doli me një video incizim, ku direkt e akuzoi partnerin e tij të para disa orësh, Isa Mustafën, për dështime në qeverisje, ani pse PDK-ja kishte në duar më shumë se gjysmën e ministrive, raporton KTV.
Kritikat ndaj LDK-së e Vetëvendosjes i vazhdoi edhe pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit, duke ia dorëzuar atë kundërshtarit politik, Ramush Haradinajt.
Një tjetër video e PDK-së doli me të nisur zyrtarisht fushata elektorale, ku në thumb janë LDK-ja e Vetëvendosja.
Sociologu Artan Krasniqi thotë se PDK-ja më shumë po orientohet në sulmet e oponentëve politikë sesa në promovim të kandidatit të tyre.
Ndërkohë, psikologu Dashamir Berxulli thotë se fushatat kanë për qëllim t’i prekin dy lloj emocionesh, entuziazmin e militantëve dhe nxitjen e frikës.
-
Adresimi i Veselit kundër Mustafës pas rrëzimit të qeverisë
-
Veseli: PDK-ja nuk është pjesë e skenarit të rrëzimit të Qeverisë
-
Dështaku i Vitit – Kadri Veseli
-
Veseli: Sikur vetëm 1 votë të ishim prapa partisë së parë, do të shkonim në opozitë
-
PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, thonë kryetarët e degëve të kësaj partie