Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Popullit pranon ankesën e FSSHK-së për shtesën prej 300 eurosh

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se Avokati i Popullit ka vendosur si të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara për mënyrën e shpërndarjes së shtesave prej 300 euro.

FSSHK-ja thekson se do të ndërmarrë veprime juridike rreth kësaj çështje.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës të datës 29.07.2020 në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) për punëtorët shëndetësorë në sektorin publik me të cilin vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë”, thuhet në komunikatë.

FSSHK-ja ka rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zinxhirore andaj merreni me seriozitet kërkesën që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi duke e plotësuar vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e institucioneve shëndetësore.

“Pas reagimeve të FSSHK-së të adresuar të gjitha Institucioneve relevante që ta kenë parasysh kërkesën tonë, kemi marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit se në bazë të neni 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar ankesën lidhur me pohimin për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit ka vendosur si të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në komunikatë.

Edhe FSSHK-ja ka gjashtë kërkesa për Qeverinë, do shtesa prej 300 euro Arbëri FSSHK-ja ka gjashtë kërkesa për Qeverinë, do shtesa prej 300 euro

Andaj Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se nuk do t’i ndalë veprimet deri në arritjen e vendimit meritor për të gjithë profesionistet shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin e shëndetësisë.

“FSSHK përmes institucioneve relevante lokale dhe qendrore të plotësojë kërkesat për shtesat mbi pagë në vlerë prej treqind (300) euro, në të kundërt siç po e shihni do të kenë veprime juridike dhe ne nuk do të hezitojmë. FSSHK përkrah të gjitha veprimet sindikale me qëllim të plotësimit të kërkesave për mirëqenien e punëtorëve shëndetësor profesionalë dhe stafin mbështetës”, thuhet në komunikatë.