Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë

Parakalimi i FSK-së

Arkiv: Parakalimi i FSK-së 2025

Foto: Alban Bujari

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvendosur lokacionin e parakalimit për nder të ditës së pavarësisë, më 17 shkurt.

Për dallim nga vitet e tjera kur kjo mbahej në sheshet qendrore të Prishtinës, sivjet parakalimi do të bëhet në rrugën “Luan Haradinaj” nga “Qafa” tek “New Borni”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Vëllazërim Qerimi, shef i sektorit të informimit publik në FSK.

Sipas programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18 vjetorit të Pavarësisë, parakalimi i FSK-së do të mbahet me fillim prej orës 11:30.