Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë nderuar të hënën viktimat e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për viktimat e sulmit terrorist të para 22 vjetëve, të hënën në të gjitha kazermat e FSK-së janë rreshtuar ushtarë, nënoficerë e oficerë të Kosovës.
Edhe flamuri është lëshuar në gjysmë shtizë.
“Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për viktimat e sulmit terrorist të ndodhur 22 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u rreshtuan ushtarë, nënoficerë e oficerë të Kosovës duke lëshuar flamujt në gjysmë shtizë, për të qenë më afër familjeve e popullit amerikan siç ishin ata me ne në kohët më të vështira”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
FSK-ja nderon viktimat e 11 shtatorit në SHBA
-
Kosova e kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA si ditën kur bota u nda në dysh
-
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit
-
Ambasada e SHBA-së ul flamurin në gjysmështizë
-
11 shatori po përkujtohet në mënyra të ndryshme nga amerikanët
-
Presidenca mbulohet me ngjyrat e flamurit amerikan për nder të viktimave të 11 shtatorit