Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë në nder të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në një sulm me armë të dielën në veri të vendit.
Nga kjo ambasadë është thënë se i bashkohen institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e këtij zyrtari policor.
“I bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në njoftim.
Në orët e para të së dielës Policia e Kosovës është sulmuar nga disa individë në Banjskë të Zveçanit. Një zyrtar policor dhe tre prej sulmuesve janë vrarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadat e Kosovës e nderojnë policin e vrarë
-
Italia kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen për krimet e tyre
-
Prattipati nderon Bunjakun
-
Sindikata e Policisë: Sakrifica e Afrim Bunjakut, dëshmi e përkushtimit ndaj popullit
-
Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës