Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë të shtunën përmes një postimi në Facebook se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është bërë me specialistët e parë për sulme ajrore.
Sipas Mehajt, dy ushtarakë të FSK-së e kanë përfunduar kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit, bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Ioëa-s.
“Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake. Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Ioëa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, ka shkruar Mehaj.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm