Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja forcohet me mbi 40 liderë luftarakë

41 nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar me sukses liderë luftarakë.

Ata janë trajnuar përmes një programi të bazuar në modelin e sistemit të edukimit nga ushtria e SHBA-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ndërsa ka njoftuar për arritjen e ushtarakëve, ka thënë se do të vazhdohet edhe me suksese të tjera.

“Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë. Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”, ka shkruar Mehaj.