Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.
Sipas njoftimit për media, Butel dhe përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) theksuan se Ambasada e Francës në Kosovë do të vazhdojë të përkrahë përgatitjet për integrimin e Kosovës në BE, si dhe për procesin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.
“Përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) prezantuan misionet dhe punën e këtij institucioni, i cili së fundmi ka filluar të operojë edhe në Ballkanin Perëndimor. AFD ka për qëllim përkrahjen e Ballkanit Perëndimor në integrimin rajonal dhe në BE, rritjen ekonomike si dhe fuqizimin e shoqërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas Hautbergue, kjo agjenci ka për synim investimin deri në 400 milionë euro në rajon deri në fund të këtij viti”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se bashkëbiseduesit përfunduan se programi qeveritar dhe prioritetet e AFD-së kanë shumë pika të përbashkëta, gjë që krijon mundësi të mëdha bashkëpunimi mes të dy palëve në të ardhmen e afërt.
-
Osmani e Kurti takojnë ambasadoren e Francës në Kosovë dhe delegacionin e ADF-së
-
Franca përshëndet formimin e institucioneve, thotë se do të vazhdojë ta mbështesë dialogun Kosovë – Serbi
-
Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për dialogun me Serbinë
-
Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat
-
Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta