Ambasada e Francës në Kosovë ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së re.
Franca ka thënë se është e angazhuar për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. Ndërsa ka shtuar se do të vazhdojë ta mbështesë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit.
“Ne riafrimojmë angazhimin tonë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet kosovare në shërbim të stabilitetit, qeverisjes demokratike dhe zhvillimit të vendit. Do të vazhdojmë të mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit”, është thënë nga Ambasada e Francës.
Artikuj të ngjashëm
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Ambasadori francez: Për ta mbështetur Kosovën duhen institucione që funksionojnë mirë
-
Merzi dhe Macroni i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane
-
Guerot: Kushtetuesja institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju