Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim, secili veçmas, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, si dhe një delegacion të Agjencisë franceze të zhvillimit të përbërë nga Dominique Hautbergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor, Mirela Mata, zyrtare për Strategji dhe Operacione për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe Florence Dobelle, udhëheqëse e shërbimit ekonomik rajonal për zonën Danub-Ballkan.
Në këto takime u diskutua për aktivitetin e Agjencisë franceze të zhvillimit në rajon dhe në veçanti në Kosovë, me ç‘rast presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti bën thirrje për rritjen e aktivitetit dhe përkrahjes së ADF në vendin tonë.
Fushëveprimtaria e AFD-së në Ballkanin Perëndimor përqendrohet në katër prioritete kryesore: zgjidhje e qëndrueshme urbane, menaxhim i qëndrueshëm i territoreve dhe ruajtja e burimeve natyrore, mbështetje për tranzicionin e energjisë dhe modele të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike dhe politike.
Sipas Hautbergue, deri në fund të vitit 2021, portfolio i investimeve nga AFD-ja në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të arrijë deri në 400 milionë euro. Kosova tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Francës, marrëveshje e cila e mundëson veprimtarinë e AFD-së edhe në Kosovë.
-
Franca zotohet se do ta përkrahë dialogun Kosovë-Serbi
-
Kurti: Marrëveshjet e nënshkruara forcojnë marrëdhëniet me Francën
-
Kurti e Macroni flasin për sigurinë e Kosovës
-
Kurti në Francë për takim me Macronin
-
Kurti: Evropa ka nevojë për qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe mbështetje për demokracinë