Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u takua me zv. Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Matteo Corradini. Temë qendrore e diskutimit ishte vazhdimi i angazhimeve të përbashkëta për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Italisë.
Bajrami e njoftoi Corradinin lidhur me ecurinë e reformave ekonomike si dhe rreth përpjekjeve për përmirësimin e mjedisit afarist në vendin tonë. Ajo e falënderoi ambasadën italiane e cila tha se po shërben si një urë e fuqishme lidhëse në funksion të thellimit të raporteve ekonomike në mes të dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja falënderoi palën italiane për bashkëpunimin lidhur me organizimin e Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mbajtur në Romë në janar të këtij viti, organizuar nga ICE – Agjencia Italiane e Tregtisë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.
Zëvendës-ambasadori Corradini tha se pala italiane është ndarë mjaft e kënaqur me rezultatet e organizimit të forumit ekonomik dhe se tashmë po punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës që t’i mbështesin kompanitë e interesuara italiane që të vijnë në Kosovë për të kaluar në veprime konkrete sa i përket investimeve dhe bashkëpunimit afarist me Kosovën.