Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim zv/ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tom Adams, ku u bisedua për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Bajrami e njoftoi Adamsin rreth mundësive që ka krijuar Kosova për investitorët. Ajo theksoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar një klimë të të përshtatshme për të bërit biznes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja rreth përmirësimit të mëtejmë të mjedisit afarist në vendin tonë”, ka thënë Bajrami, raporton Koha.net.
Ministrja njëkohësisht e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e ofruar në të mirë të fuqizimit institucional si dhe të afirmimit të Kosovës para investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve ka shumë hapësirë për t’u intensifikuar dhe shprehën zotimin e tyre për të shtuar angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.