Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim një delegacion të afaristëve nga Gjermania, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike me Evropën Lindore, Michael Harms.
Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësues nga Ministria Federale për Ekonomi dhe Energji, kompani gjermane me renome ndërkombëtare si, Telekomi Gjerman, Hekurudhat Gjermane, BASF, Airbus Group International, Erst & Young, etj.
Bajrami, pasi iu uroi mirëseardhje në Kosovë, iu shpjegoi mysafirëve gjermanë reformat e bëra deri tani në përmirësimin e mjedisit afarist në vendin tonë. Ajo tha se “kemi ndërtuar një ambient tejet të përshtatshëm për të bërit biznes, kemi përmirësuar legjislacionin, infrastrukturën dhe po e implementojmë me sukses Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian e cila marrëveshje ofron mundësi që produktet kosovare të eksportohen në tregun e BE-së pa paguar taksë doganore”.
Ministrja theksoi se Gjermania është investitori më i madh në Kosovë deri më tani, megjithatë “hapësira për investime gjermanë në Kosovë është shumë më e madhe”, tha ajo.
Bajrami u bëri thirrje investitorëve nga Gjermania që të investojnë në Kosovë marrë parasysh kushtet e mira që ofron vendi ynë, potencialet e shumta në mjaft sektorë industrialë si dhe resurset e shumta humane që janë një aset tejet i vlefshëm, vlerësoi ajo.
Qeveria e Kosovës, nënvizoi Bajrami, do të jetë në vazhdimësi e angazhuar për të ofruar një mbështetje të plotë për investitorët e huaj.
-
Ministrja Bajrami priti në takim investitorët nga Amerika
-
Kosova e Britania, shumë hapësirë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik
-
Në Paris, Bajrami shpalos mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Bajrami priti në takim një delegacion të parlamentarëve britanik
-
Hasani: Janë shtuar investimet gjermane në Kosovë