Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Sutherland Global Servicesnga Amerika, Sushmit Sarkar, Kamelia Panayotova dhe Antoniya Petrova.
Në njoftimin për media nga MTI-ja thuhet se në këtë takim u diskutua për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj.
“Me këtë rast, ministrja Bajrami i informoi investitorët për reformat programore që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në përmirësim të ambientit të të bërit biznes. Ndër të tjera, ministrja Bajrami përmendi Ligjin për Investime Strategjike, zhvillimin e Zonave Ekonomike dhe unifikimin e numrit të biznesit. Ministrja Bajrami u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme për të gjithë investitorët e interesuar për të investuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, sipas njoftimit, afaristët falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe shprehën interesim për të investuar në Kosovë në fushën e teknologjisë informative.
-
Bajrami fton investitorët gjermanë të investojnë në Kosovë
-
Kosova e Britania, shumë hapësirë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik
-
Bajrami priti në takim një delegacion të parlamentarëve britanik
-
Synohet tërheqja e investitorëve amerikanë
-
Pakoja emergjente fiskale dhe ajo për rimëkëmbje pret aprovimin e buxhetit të rishikuar