Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Forum për tolerancën fetare në Abu Dhabi, merr pjesë edhe Myftiu Tërnava

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga mr. Besim Mehmeti, asistent në kabinet, me ftesë të Qeverisë së EBA-së , po merr pjesë në sesionin e katërt të Forumit Ndërkombëtar “Promovimi i paqes në shoqëritë islame”, që po mbahet në kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi.


Ky forum organizohet nën patronatin e Qeverisë së Emirateve, përkatësisht MPJ-së dhe zgjat 3 ditë. Forumi u hap me lexim te Kuranit. Ne vijim, fjalën hapëse e mori sheikhu Nehjan bin Mubarak Al Nahjan, ministri i Tolerancës në EBA. Ai që në fillim theksoi përkushtimin e qeverisë së EBA-së në manifestim dhe përhapje të tolerancës. Dhe ai si ministër i parë ne botë për tolerancë do te bashkëpunojë me të gjithë ata të cilët përhapin paqe.


Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vazhdim folën dijetari i mirënjohur i botes islame, Abdullah bin Bejja njeherit kryetar i forumit. Ai u fokusua në obligueshmërinë e përqendrimit dhe forcimit të paqes duke luftuar çdo lloj të ekstremizmit dhe radikalizmit. Po ashtu folën edhe titullarë të tjerë të botës islame.

Gjatë këtyre ditëve forumi do të diskutojë rreth temave të shumta të cilat kanë për qëllim përforcimin e paqes në shoqëritë islame dhe analizën e faktorëve që kërcënojnë paqen si dhe luftimin e islamofobisë në vende të ndryshme të botës.


Bashkësia Islame e Kosovës në këtë forum do të paraqet përvojat e saja në luftimin e dukurive të ekstremizmit dhe radikalizmit si dhe islamofobisë në Kosovë. Do të paraqitet me kumtesë prof. Besa Ismaili prodekane në FSI. 


Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve nga e mbarë bota.