Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë bashkë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale. Ky testim thuhet se është bërë nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.
“Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.
“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, thuhet tutje në njoftim.
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Për më se 6 orë testohet reagimi policor në situatë krize të simuluar sigurie
-
FSK-ja po teston kapacitetet luftarake përmes ushtrimit “Ujku Shigjetë”
-
KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë: Për ruajtjen e gatishmërisë
-
KFOR-i trajnohet për kontrollin e gatishmërisë luftarake nga zjarri