Vetëm 47,6 për qind e planit vjetor të punës së qeverisë është realizuar për periudhën janar-qershor të këtij viti, thuhet në gjetjet e monitorimit të realizimit të planit vjetor nga Lëvizja “Fol”.
Drejtoresha e “Fol”, Megi Demolli tha se nga 2,063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes “Fol”.
"Zyra e Kryeministrit ka paraparë 98 aktivitete, por ka realizuar vetëm 46,9 për qind. Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë 35 aktivitete. Ministria e Drejtësisë ka realizuar vetëm 55 për qind të aktiviteteve", ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
FOL: Qeveria realizoi vetëm 33% të Planit për Zhvillim
-
FOL: Qeveria realizoi vetëm 36% të aktiviteteve të parapara të përfundojnë në vitin 2023
-
Demolli-Nimani: Qeveria për gjysmë viti realizoi vetëm 1/3 e aktiviteteve të parapara
-
Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 60 aktivitete nga 175 sa ishin paraparë në Planin kombëtar për zhvillim
-
FOL: Qeveria në vitin 2022 realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik dhe Operacional