Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka thënë se gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasoj e gripozave të sezonit dimëror.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në kryeqytet janë dhënë mbi 10.000 doza të vaksinës kundër gripit!
“Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmtim në organet e frymarrjes. Më së shumti ka ndikim tek fëmijët dhe të moshuarit. Gripi zakonisht ka fillim tё shpejt me; temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti. Gjithashtu gripi mund të shoqërohet edhe me shenja të tjera si; lodhje fizike, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve dhe/ose dhimbje muskujsh”, ka shkruar ai.
Sadiku ka këshilluar që të prekurit me grip të lajmërohen te mjeku.
“Mjekimi kryesor i Gripit ёshtё mjekimi simptomatik. Kjo nёnkutpon; qёndrimin nё shtrat,
Edhe
Bëhet thirrje për vaksinim, pas rritjes së lehtë të rasteve me grip sezonal
marrjen sa mё tё madhe tё lёngjeve dhe pemëve, marrjen e barnave kundёr temperaturёs sё lartё (antipiretik), kundёr dhembjeve (analgjetik), kundёr kollës, vitamina”, ka shkruar ai.
Sadiku ka shkruar se infeksioni me virusin e gripit shoqërohet me keqësimin e gjendjes klinike te pacientët të cilët kanë një sëmundje paraprake kronike, siç janë pamjaftueshmëria e zemrës, diabeti, sëmundjet koronare të zemrës, astma dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.