Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhija: Kemi fluks të pacientëve me simptoma të gripit sezonal

Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja, janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal.

Numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është rritur, ka bërë të ditur mjekja e QKMF-së në Prishtinë, Violeta Haxhija.

Ajo thotë se personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë fëmijët, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me hipertension, si dhe gratë shtatzëna.

"Gjendja aktuale me gripin sezonal në Kosovë, kemi një fluks të rritur nëpër qendrat tona që kërkojnë ndihmë mjekësore nga simptomat e gripit. Gripi sezonal është një infeksion akut viral që shkaktohet nga virusi i influencës apo virusi i gripit i tipit A dhe B, që janë më të shpeshta. Simptomat e gripit sezonal janë kollitje, temperaturë e lartë, lidhje, plogështi, dhimbje e nyjeve, dhimbje e fytit, dhimbje e barkut, vjellje, diarre. Mirëpo, ne i kemi edhe disa simptoma që të rrezikshme që janë te fëmijët, për shembull nëse kemi vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, shtangim të qafës, vjellje pa ndërprerë, mosmarrje e lëngjeve, duhet menjëherë të lajmërohen te mjeku familjar", tha Haxhiaj.

Mjekja Haxhija tha se shenjat e rrezikut për të rriturit nga ky grip, janë dhimbjet e gjoksit, kraharorit, pengesa në frymëmarrje dhe konfuzion, për çka u shpreh se menjëherë duhet të merret trajtim mjekësor.

Lidhur me furnizimin e listës esenciale të barnave, ajo tha se qëndrojnë mirë.

Edhe Gripi sezonal si Covid-19 Arbëri Gripi sezonal si Covid-19

Haxhiaj shtoi se është më rëndësi vaksinimi fillimisht i stafit mjekësor, pastaj edhe i qytetarëve, specifikisht i grave shtatzëna dhe personave të moshuar.

"Mirë është të vaksinohen gratë shtatzëna, fëmijët mbi gjashtë vjet, personat e moshuar, personat që kanë sëmundje kronike, pasi që ata janë më të rrezikuar nga ky virusi i gripit sezonal. Mirëpo, ata që nuk duhet të vaksinohen janë fëmijët nën gjashtë vjet, personat që kanë alergji në vezë, personat që kanë ndonjë alergji në komponentën e vaksinës dhe ata që kanë ndonjë sëmundje akute me temperaturë të lartë mbi 39 gradë celsius", tha Haxhija./KSP