Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritja e rasteve me grip sezonal shton fluksin e vaksinimeve

Në javën e fundit është shënuar një fluks i qytetarëve që janë vaksinuar kundër gripit sezonal. Nga nëntori, kur nisi vaksinimi, e deri më tash, në Prishtinë janë vaksinuar rreth 10 mijë qytetarë

Avdush Halili të enjten iu drejtua Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal. Shtimi i fluksit të qytetarëve me simptoma të gripit e ka bindur atë ta marrë vaksinën.

Ai pret që ta kalojë dimrin sa më lehtë sa i përket kësaj viroze.

“I kam marrë dy vaksina, të tretën nuk e kam marrë. Isha duke menduar që të shkoja ta merrja, por mos po ma japin të virusit e jo të pleqërisë, sepse të pleqërisë është ma mirë ta marr, pasi po lajmërohen disa gripe”, ka thënë Halili.

Pro marrjes së vaksinës kundër gripit është shprehur edhe qytetari Vehbi Gashi.

“Vaksinën për vjet e kam marrë. Këtë vit, si në asgjë. Shoqja e ka marrë, se rregullisht me shoqen e marr… Është shumë mirë me e marrë se të ndihmon. Unë po marr terapi se astmën e kam e kjo kohë ndikon, jo që kam grip, mirëpo koha po më ndikon shumë”, ka thënë ai.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi, ka thënë se të rinjtë janë më të rrezikuar të preken nga gripi sezonal, meqë nuk kanë mbrojtje.

Edhe Bëhet thirrje për vaksinim, pas rritjes së lehtë të rasteve me grip sezonal Arbëri 8 muaj më parë Bëhet thirrje për vaksinim, pas rritjes së lehtë të rasteve me grip sezonal

“Javën e fundit është vërejtur një rritje e fluksit të pacientëve, qytetarëve që kërkojnë ndihmë sa u përket problemeve që shkaktojnë viruset sezonale. Shumica prej tyre, ata që nuk testohen, trajtohen si viroza”, ka thënë Gashi.

Marrja e vaksinave kundër gripit sezonal në Prishtinë ka nisur në nëntor, ndërsa brenda dy muajsh janë vaksinuar rreth 10 mijë qytetarë.