Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga komisioni për shpërndarjen e pakove emergjente, anëtarin e Shtabit Emergjent, Sokol Bylykbashin dhe anëtarin e Kuvendit të Komunës Hamit Kastratin, kanë ndihmuar në shpërndarjen e 600 pakove ushqimore-higjienike. Këto pako janë siguruar nga buxheti i komunës nga kategoria e subvencioneve (DSHMS).
Në kumtesën për media, theksohet se listat e përfituesve të kësaj ndihme, janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri më tani, Komuna e Drenasit në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë, ka ndarë mbi 1000 pako ushqimore e higjienike. Të gjitha listat e përfituesve do të bëhen publike, për të evituar secilin përfitues në mënyrë që një familje të mos jetë përfituese më shumë se një herë. Prandaj, lusim të gjithë administratorët e vendbanimeve, të mos i fusin në listat e përfituesve ato familje të cilat kanë qenë përfituese njërën nga pakot e ndara, qoftë nga pakot e Komunës, apo nga donatorët”, thuhet në njoftim.
