Zyrtarët e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatës “Qatar Charity”, të martën, kanë shpërndarë 150 pako me artikuj ushqimorë dhe mbulesa dimërore për familjet në nevojë. Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë theksuar se përfituesit janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale.
“Nga ana e Komunës janë identifikuar familjet më nevojtare”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke shprehur mirënjohje për të gjithë donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët nga fillimi i pandemisë kanë “mundësuar që sadopak ta lehtësojmë gjendjen atyre, që më së shumti kanë nevojë për ndihmë gjatë kësaj periudhe”.
Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaçi ka theksuar se që nga fillimi i pandemisë shumë organizata dhe shumë individë përmes kësaj drejtorie i kanë dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
këtë rast edhe me ‘Qatar Charity’ është bërë një gjë e tillë. Ne jemi munduar me i përzgjedh rastet më të rënda nga skema sociale që janë në QPS”, ka deklaruar Thaçi, teksa ka shtuar se pos pakove ushqimore janë shpërndarë edhe batanije e mbulesa dimërore.
Përfaqësuesi i zyrës së “Qatar Charity” në Prishtinë, Ukë Rexhepi, ka theksuar se kjo ndihmë nuk i përmbush të gjitha kërkesat e nevojtarëve, duke marrë parasysh edhe faktin se Prizreni ka shumë banorë. Megjithëkëtë ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të tilla me Komunën e Prizrenit, me qëllim që të ndihmohen nevojtarët.
Komuna e Prizrenit për shkak të pandemisë në vitin e shkuar ka shpërndarë pako ushqimore e higjienike për mbi 5 familje në nevojë. Kryetari Haskuka ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të shpërndahen edhe 5,000 pakove të tjera ushqimore dhe higjienike.
-
Prizreni vazhdon mbështetjen për 5.000 familje skamnore me pako ushqimore e higjienike
-
Pandemia shton kërkesat në Prizren për ndihma me pako ushqimore
-
Mbi 18 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë
-
GALERIA Shopping Mall dhe BEREQETI ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit me mbi 100 familje në komunën e Prizrenit
-
BEREQETI dhe GALERIA Shopping Mall dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit