Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Drenasit dhe “Jetimët e Ballkanit” do të ndërtojnë 7 shtëpi për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar sot marrëveshje të bashkëfinancimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e shtatë (7) shtëpive në Komunën e Drenasit.

Me këtë rast ai ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve.