Në Podujevë ka nisur shenjëzimi horizontal i rrugëve. Të premten, punimet janë zhvilluar në një pjesë të rrugës “Nuhi Gashi”, që deri tash ka qenë njëkahëshe.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Bahri Selimi, ka thënë se për të lehtësuar qarkullimin më të lehtë, kjo rrugë prej kryqëzimit me rrugën “Xhemajl Mustafa”, deri te kryqëzimi “Ilir Konushefci”, do të bëhet dykahëshe.
Selimi për KOHËN ka theksuar se tash për tash vetëm në këtë rrugë është bërë riorganizimi i qarkullimit, ndërkohë që pasi të fillojnë punimet në rikonstruimin e rrugës “Skënderbeu”, e cila do të mbyllet për qarkullim, do të detyrohen të bëjnë një riorganizim më të madh.
Tollovitë në komunikacion kanë filluar që prej mbylljes së qendrës së qytetit të Podujevës, pas ndërtimit të Bulevardi.
-
Fillojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu” në Podujevë
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Komuna e Podujevës synon të funksionalizojë trafikun urban, të premtuar më 2021
-
Vështirësohet qarkullimi në rrugën Podujevë-Prishtinë
-
Bulliqi pret që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundojë këtë vit, qytetarët skeptikë