Në Gjykatën Themelore të Prishtinë, ka filluar seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputeteve, Besa Baftiu e Donika Kadaj-Bujupi.
Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku ka thënë se shqyrtimi fillestar është i hapur për publikun dhe mediet.
Tri ish deputetet Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Bujupi u deklaruan se do të mbrohen vetë. Ndërsa i akuzuari Pal Lekaj do të mbrohet nga avokati Arianit Koci.
Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-s, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
-
Anulohet seanca ndaj Haxhiut, Lekajt, Kadajt e Baftiut për gazin lotsjellës
-
Mungojnë Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu, dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu
-
Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu deklarohen të pafajshëm për gazin në Kuvend
-
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj ministres Haxhiu dhe të tjerëve