Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës me katër korsi, nga fshati Gllobar në drejtim të Terstenikut në Drenas, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë qytetarët për këtë projekt dhe ka vlerësuar si me të rëndësishmin për Drenasin, transmeton Koha.net.
Ky projekt është pjesë e autostradës së planifikuar nga Skenderaj në drejtim të Komoranit dhe kjo është faza e parë e punimeve në territorin e Drenasit, ku shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe në fazën tjetër nga Tërsteniku në Polluzhë.
“Premtimet tona i bëjmë vepra. Rruga me katër korsi, sot ka filluar të ndërtohet. Është ditë e madhe për Drenicën, Drenasin dhe krejt Kosovën, sot filluan punimet në rrugën me katër korsi, nga Gllobari deri në Trestenik”, ka shkruar Lladrovci.

-
Fillon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar të Drenasit
-
Punimet në rrugën me katër korsi Gjilan-Prishtinë po zhvillohen me ritme të kënaqshme
-
Vihet gurëthemeli i mbikalimit në Korreticë të Drenasit
-
Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari të Malishevës
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë