Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë e cila ka nga dy korsi për qarkullim, dhe do të shndërrohet në një rrugë me katër korsi.
Gjatësia e rrugës e cila do të preket nga këto punime është rreth 3 kilometra që fillon nga “tuneli” dhe përfundon në afërsi të liqenit të Livoqit, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlera e projektit kap shifrën rreth 4 milionë euro dhe punimet pritet të përfundojnë në vitin 2021.
Prezent në nisjen e këtij projekti infrastrukturor ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se në këtë periudhë po mundohen të menaxhojnë situatën e pandemisë mirëpo duke mos lënë anash edhe projektet zhvillimore të cilat po implementohen dhe mbështetja për bizneset.
Kurse kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se punimet në ndërtimin e infrastrukturës po vazhdojnë në këtë komunë.